Goditi dhëndrin me thikë, Gjykata e Durrësit cakton ‘arrest në burg’ për vjehrrin! I plagosuri…
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 30 ditë për vjehrrin që plagosi dhëndrin tri ditë më parë në qytetin e Kavajës dhe “arrest në burg” pa afat për të plagosurin.
Gjykata mori parasysh rrethanat e ngjarjes dhe faktin që i plagosuri i akuzuar për “dhunë në familje” dhe “moskallëzim krimi” është përsëritës i veprës “dhunë në familje”.
Për dhunë në familje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të ftohta akuzohet dhe 64-vjeçari i cili u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy para gjyqtarit të seancës Rexhep Bekteshi.
Shtetasi P. Derjaj, e ka plagosur me mjet prerës (thikë) dhëndrin e tij për motive familjare, pasi 46-vjeçarit fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë.
I plagosuri dhe autori kanë të njëjtin mbiemër, Derjaj, pasi 46-vjeçari ka marrë mbiemrin e gruas.
Top Channel
Burimi