![Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/gjykata-e-posacme-le-ne-fuqi-masen-arrest-me-burg-per-ish-kryebashkiakun-e-himares-jorgo-goro_667c01265a90f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
👁1449
Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.
Ai kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga gjykata, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Goro u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste. Bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqeve prone, ku sipas prokurorisë, Goro me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka lejuar në kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.
Top Channel
Burimi