![Gjenden katër të vdekur në Prishtinë, reagon Prokuroria: Hetime për…](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/gjenden-kater-te-vdekur-ne-prishtine-reagon-prokuroria-hetime-per_6676208ebbcd8.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Gjenden katër të vdekur në Prishtinë, reagon Prokuroria: Hetime për…
👁507
Katër persona janë gjetur të pajetë në vende të ndryshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, ndërkohë Prokuroria thotë se po kryehen hetimet për të zbardhur rastet.
Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës tha për mediat se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për autopsi që do të ndihmojë në hetime.
“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”, ka deklaruar ajo.
Top Channel
Burimi