Gjenden dy trupa të pajetë brenda kabinës së jahtit të mbytur në Siçili
👁1249
Teksa kërkonin rrënojat e jahtit luksoz që u mbyt në brigjet e Siçilisë, zhytësit kanë gjetur trupat e dy nga gjashtë pasagjerët që ishin zhdukur, raporton Reuters.
Varka, në pronësi të gruas së sipërmarrësit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, mbante 22 pasagjerë dhe ekuipazh dhe ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u përmbys gjatë një stuhie të egër para agimit të hënën.
Ekipet e shpëtimit nuk dhanë emrat apo gjininë e të mbyturve, të cilët janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që u gjetën.
Trupi i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas, u gjet pak pasi anija u mbyt.
Top Channel
Burimi