Gara e Kanadasë hiqet nga kalendari, zëvendësohet nga Çmimi i madh i Stambollit
Kufizimet për shkak të koronavirusit në Kanada dhe veçanërisht karantina dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë atje, kanë bërë që organizatorët e Formulës 1 të fshijnë nga kalendari Çmimin e Madh të Montrealit.
Lajmin e dhanë vetë organizatorët e sportit më të ndjekur të garave të shpejtësisë, që konfirmuan se gara e Kanadasë do të zëvendësohet me Çmimin e Madh të Turqisë, që u mbajt për herë të parë vitin e kaluar dhe u fitua nga Hamilton.
“Na vjen keq që nuk jemi në gjendje të kthehemi në Kanada këtë vit dhe në të njëjtën kohë jemi të lumtur të konfirmojmë se Turqia do të presë një tjetër Grand Prix pas garës emocionuese të sezonit të kaluar. Ne e dimë që tifozët janë të ngazëllyer për fillimin e jashtëzakonshëm të sezonit dhe ajo e Stambollit është një pistë me sfida të mëdha.
Unë falënderoj organizatorët dhe autoritetet kanadeze për përpjekjet e tyre gjatë javëve të fundit, por kufizimet për ekipet e udhëtimit kanë prishur planet tona. Në të njëjtën mënyrë, unë falënderoj organizatorët dhe autoritetet turke për këmbënguljen e tyre që të përfshinim në kalendar Çmimin e Madh të Stambollit”, u shpreh Stefano Domenicali.
Top Channel
Burimi