
Fundosja e superjahtit në Siçili, identifikohet trupi i “Bill Gates” britanik dhe vajzës së tij 18-vjeçare
👁1693
Katër trupa janë sjellë në breg nga superjahti i fundosur në Siçili, ku në të ishte dhe i ashtuquajturi “Bill Gates Britanik”, Mike Lynch.
Shefi i Mbrojtjes Civile ka konfirmuar se dy trupa janë identifikuar si miliarderi britanik i teknologjisë, Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare, Hannah.
Gjithashtu, “The Guardian” raporton se është gjetur dhe trupi i fundit që mungonte, por identietet nuk janë zbuluar ende nga autoritetet italiane.
Një trup tjetër, ai i kuzhinierit të anijes, Recaldo Thomas ,u gjet të hënën.
Top Channel
Burimi