FOTOLAJM/ Ngjarja e rëndë që ngriti në këmbë popullin shqiptar, babai i Martin Canit merr pjesë në protestë
Para godinës së Ministrisë së Arsimit po zhvillohet protesta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mes të Tiranës, ku 14-vjeçari, Martin Cani, u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.
Pjesëmarrës në protestë ishte edhe babai i Martin Canit, Angel Cani.
E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.
Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.
Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spital.
Top Channel
Burimi