![EMRI/ I dënuar me burg, arrestohet në Spanjë 31-vjeçari i shpallur në kërkim](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/emri-i-denuar-me-burg-arrestohet-ne-spanje-31-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim_6682b43529b92.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
EMRI/ I dënuar me burg, arrestohet në Spanjë 31-vjeçari i shpallur në kërkim
👁3497
Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.
Top Channel
Burimi