EMRI/ Gjendet pa jetë në hyrjen e një pallati një 38-vjeçar në Shëngjin, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

EMRI/ Gjendet pa jetë në hyrjen e një pallati një 38-vjeçar në Shëngjin, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin.

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se bëhet fjalë për një 38-vjeçar, Ergys Lekaj, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shëngjin/Informacion paraprak
Më datë 26.11.2024, rreth orës 06:00, në hyrjen e një pallati, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. L., 38 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).
Me trupin do të kryhet ekspertiza mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel
Burimi