EMRAT/ Megaoperacioni i SPAK dhe shkatërrimi i grupit kriminal, kush janë 21 personat ndaj të cilëve u lëshuan masat e sigurisë

EMRAT/ Megaoperacioni i SPAK dhe shkatërrimi i grupit kriminal, kush janë 21 personat ndaj të cilëve u lëshuan masat e sigurisë

Një megaoperacion i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i mbështetur nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, ka shkatërruar një grup kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Elbasanit.

Sipas një njoftimi paraprak të brë dje (e hënë) nga SPAK, bëhej me dije se në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 21 masa sigurie, mes tyre 18 arrest me burg, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Konkretisht masat e arrestit me burg për shtetasit , Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela, i vëllai , Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Preke Kodra, Fuad Verzivolli, Metin Mehjam, Renato Hasani, Skender Sufaj, Pajtime Fetau, Dedan Gjoni, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa).

Ndërkohë “arrest shtëpie” për Blerina Beqiri, avokate, dhe detyrim paraqitje për gazetarët,  Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Top Channel
Burimi