E rëndë në Lushnjë! Dy prindërit regjistrojnë videon seksuale me fëmijën dy vjeç dhe e postojnë në rrjete sociale

E rëndë në Lushnjë! Dy prindërit regjistrojnë videon seksuale me fëmijën dy vjeç dhe e postojnë në rrjete sociale

Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. B., 49 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, pasi në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë me faqe bastesh sportive;
-H. T., banues në fshatin Kafaraj, pasi ka goditur me grusht një shtetas, për motive të dobëta.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi L. B. ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel
Burimi