![E dashura shqiptare e denoncoi për dhunë, arrestohet 28-vjeçari gjerman në Tiranë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/e-dashura-shqiptare-e-denoncoi-per-dhune-arrestohet-28-vjecari-gjerman-ne-tirane_6676e4d26bcb2.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
E dashura shqiptare e denoncoi për dhunë, arrestohet 28-vjeçari gjerman në Tiranë
👁1338
Një gjerman është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shqiptare.
Në komisariat, 22-vjeçarja është paraqitur për të kryer denoncim dhe sipas saj, gjermani me të cilin kishte marrëdhënie sentimentale prej disa kohësh e ka dhunuar 3 ditë më parë në rrugën “Skënder Luarasi”.
Pas denoncimit gjermani Benjamin Muriz Duranoviç, 28 vjeç, u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë.
Top Channel
Burimi