E bija i jep lamtumirën e fundit Kadaresë: I menduar gjer në çast të fundit…
E bija e Ismail Kadaresë, Besiana ka zgjedhur një poezi të ndjerë të të atit për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait të saj, kolosit të letrave në gjuhën shqipe.
Mes vargjeve të poezisë “Kohë e pamjaftueshme”, e bija e Kadaresë shpreh dhimbjen që ka kapluar familjen për të atin e saj.
Kohë e pamjaftueshme
S’kam kohë të harroj shumë gjëraQë nga mendja ti nxjerr përjetë.Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimatDo t’më duhen së paku dy vjet.Dhe ndoshta po aq për Danten,Për frëngjishten tok me plazhet po aq,Ndoshta gratë do të jem duke fshirëKur muzgu do të afrohet ndërkaq.Si udhëtari me peshë të tepërtPara avionit që niset pas pakI ngarkuar rëndshëm endeDo t’afrohem tek varri humbak.Nga supet si ta heq këtë barrë?Ku ta hedh këte peshë, si?Me të s’mund të zbres atje poshtëPor as lart dot s’e lë kurrsesi.I menduar gjer në çast të funditNga mosthënia, nga pengu tragjik,Një shenjë ndoshta të pakuptueshmeDo t’ju bëj të gjithëve e do ik.Ismail Kadare
Top Channel
Burimi