
Dorëzohet ish-kryepolici i Lezhës/ Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC
👁993451
Vetë dorëzohet në polici ish-drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, ku sipas SPAK drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Prokuroria e posaçme e akuzon ish-zyrtarin e lartë të policisë për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Top Channel
Burimi