“Do e fitojmë luftën tregtare me SHBA-në”, kryeministri i ri i Kanadasë kundër Trump

“Do e fitojmë luftën tregtare me SHBA-në”, kryeministri i ri i Kanadasë kundër Trump

Me shumicë dërrmuese votash, Partia Liberale e Kanadasë zgjodhi Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, mes paralajmërimeve tij për “ditë të errëta” prej SHBA-së nën presidencën e Donald Trumpit.

Carney menjëherë mori një qëndrim kundër presidentit amerikan, të cilin e akuzoi se po “sulmon punëtorët kanadezë, familjet dhe bizneset”.
“Nuk mund ta lëmë Trumpin të ketë sukses. Amerikanët nuk duhet të gabojnë: në tregti, ashtu si në hokej, Kanadaja do të fitojë”, tha Mark Carney-kryeministër i ardhshëm i Kanadasë.
Ish-guvernatori 59-vjeçar i Bankës së Anglisë, premton tarifa hakmarrëse për mallrat nga SHBA-ja derisa “amerikanët, sic tha ai, të tregojnë ndaj nesh respekt”.
Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, pasi mbështetja e publikut për të, sipas sondazheve, ra ndjeshëm, duke detyruar Partinë Liberale që të zhvillojë garë partiake për zëvendësimin e tij. Carney megjithatë, mund të mos qëndrojë gjatë në këtë detyrë.
Kanadaja duhet të mbajë zgjedhje deri në tetor, megjithatë vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme brenda javësh. Sipas sondazheve aktuale, konservatorët, që janë në opozitë, konsiderohen favoritë. Por Carney duket po përpiqet të përfitojë nga zemërimi i rrallë i kanadezëve, duke e kthyer atë në kapital politik.
“Amerikanët duan burimet tona, ujin tonë, tokën tonë, shtetin tone. Këto janë ditë të errëta, ditë të errëta të shkaktuara nga një shtet që ne nuk mund t’i besojmë më”, u shpreh Carney.
Carney, i cili më herët ka drejtuar Bankën e Kanadasë dhe Bankën e Anglisë, gjatë garës partiake mposhti bindshëm kundër kandidaten kryesore, ish-zëvendëskryeministren e Trudeaus, Chrystia Freeland, e cila ka mbajtur disa poste të larta në Qeverinë liberale që u zgjodh për herë të parë në vitin 2015.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente