Dita Botërore e Turizmit/ Konferenca në Tiranë për turizmin në Europën lindore dhe juglindore

Dita Botërore e Turizmit/ Konferenca në Tiranë për turizmin në Europën lindore dhe juglindore

Në Ditën Botërore të Turizmit u mbajt në Tiranë konferenca ndërkombëtare “turizmi në Europën lindore dhe juglinore’, me synimin për të gjetur shtigje të reja zhvillimi në këtë sektor si dhe bashkëpunimi mes vendeve.

“Shqipëria nuk është në garë me gjigantët turistikë, ne mendojmë që e mira është të kemi një hartë turistike që të vizitohet edhe Shqipëria, Kroacia, Italia, Greqia”, tha Mirela Kumbaro, ministre e turizmit.
Gjatë aktivitetit të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria u zbuluan metodat e reja të promovimit të Shqipërisë, duke shfrytëzuar teknologjinë e rrjetet sociale.

“Ne po punojmë për të ofruar një eksperiencë virtuale për të huajt, që të imagjinojnë si do jetë udhëtimi i tyre i ardhshëm para se ta vizitojnë atë”, tha Zana Cela, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Të ftuarit europianë por edhe vendas u bënë pjesë e tre paneleve ku fokusi ishte diskutimi përtej turizmit klasik, zgjerimin e paketave turistike, nxitja e arsimimit të stafit turistik; teksa nuk munguan këshillat nga homologët.
“Në mes të ëndrrës edhe realitetit, ju duhet të keni një plan. Është për t’u përgëzuar që sa herë vij e gjej aeroportin plot në çdo kohë. Numri i turistëve që po keni? O zot, trefishi i popullsisë tuaj. Por tani është koha të konsolidoni turizmin, të mos përjetoni atë fluks më shumë seç duhet që Italia po kalon. Ndaj këmbëngulim kur themi: prisni, investoni, nuk është thjesht çështje numrash për një verë, por sa do të keni 3 sezone më pas”, tha Sinkron Alessandra Priante, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Italisë.

Top Channel
Burimi