
Disa konflikte në Vlorë, të përfshirë edhe të mitur! Nis hetimi për tre persona, në pranga të tjerë
Disa konflikte kanë ndodhur në Vlorë, situatë që ka çuar në nisjen e hetimeve për personat e përfshirë.
Materialet janë referuar në Prokurori për shtetasin Xh. S., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një i mitur 15-vjeçar, duke deklaruar se ky shtetas e ka shtyrë dhe goditur për motive të dobëta.
Nisi hetimi edhe për shtetasit T. S., 44 vjeç, dhe M. N., 18 vjeçe, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në fshatin Borsh.
Nga ana tjetër në pranga është vënë shtetasi I. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi më 07.03.2025 ka thyer masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Policia Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin V. H., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi