Dieta më e mirë për diabetikët

Dieta më e mirë për diabetikët

Pacientët me diabet mellitus duhet të përmirësojnë 100% dietën e tyre për të mbajtur në kontroll sheqerin në gjak.

Për këtë nevojitet të hani ushqime me vlera ushqyese, në sasi të moderuar, duke respektuar në maksimum dhe orarin e çdo vakti.
Pra, çfarë duhet dhe nuk duhet të hajë një pacient me diabet? Edhe pse ky argument sjell akoma debate, janë disa aspekte përmirësuese të rëndësishme.

Objektivat e dietës së diabetikëvePlani i ushqimit duhet të bazohet në ushqime të shëndetshme dhe mes objektivave renditen këto:
Të mbash në kontroll nivelin e lartë të sheqerit në gjak
Mbajtja e një peshe të ekuilibruar
Shmangien e komplikacioneve të nivelit kardiovaskular
Reduktimi i nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.
Një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut
Stimulimi i aktivitetit të sistemit nervor.
Çfarë këshillojnë mjekët?Një dietë për diabetikët e bazuar në tre vakte kryesore në ditë, të realizuar me orare të rregullta. Kjo i jep mundësi organizmit të përdorë më mirë insulinën që merret nga ilaçet.
Pavarësisht se duhet konsultë me mjekun, këto janë baza e një diete për diabetikët.
Karbohidrate të shëndetshmeFruta dhe perimeDrithërat integraleBishtajoret, fasule, thierrza apo bizeleProduktet e qumështit pa yndyrë.
Fibrat dietikeMiell integralFruta të thataPerime jeshile dhe frutaTërshëra
Acidet e shëndetshme yndyrorePeshku i kaltërFarërat dhe frutat e thataAvokadoVaj ulliri dhe kolze
ProteinaBishtajoretVezaMishrat e dobët, si pula apo gjeli.Qumësht i skremuar ose i varfër në yndyrnaPeshk dhe fruta deti

Top Channel
Burimi