DETAJET/ SPAK dy hetime për Shkodrën, kontrolle masive në qytet! Sekuestrohen 5 mjete të blinduara
Pas një aksioni të forcave RENEA ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se si rezultat janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.
Një nga mjetet e bllokuara në shtëpinë e Behar Bajrit është me emër të Gilmando Danit dhe sipas burimeve pranë SPAK mjeti i ishte dhënë para shumë vitesh Behar Bajrit me qëllim për t’u shitur nga Dani, kjo rezulton edhe nga shkresat dokumentare të sekuestruara.
Ndërkohë kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e familjes Bilali, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Nga ana tjetër pas kontrollit të ushtruar në banesën e Izmir Sakicës, pasi nuk është gjetur asgjë, është shoqëruar në polici babai i tij, për t’u marrë në pyetje e për t’u lënë më pas i lirë.
Për Shkodrën SPAK ka dy hetime të bashkuara në një. Kontrollet u mbajtën me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, ndërsa sipas informacioneve nga SPAK të Anila Hoxhës, mësohet se në Shkodër vazhdojnë të jenë, veç RENEA, disa grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe një grupi i forcave operacionale të policisë së shtetit, dërguar nga Tirana.
Top Channel
Burimi