Detajet/ “Jam Rakip Suli”, Sms në emër te institucioneve dhe politikanëve, zbulohet skema e mashtrimit ku kërkohen lekë nga “personazhe te njohur”
Kujdes nga mashtrimet kompjuterike.
Kryeministri Edi Rama është kujdesur këtë të shtunë t’iu bëj thirrje shqiptarëve të mos bien pre e mesazheve të rreme që hiqen si personazhe publike me qëllimin zhvatjen e parave.
Kjo skemë virtuale po përdoret prej kohësh jo vetëm në emër të institucioneve të ndryshme, por tashmë edhe në shtirje si personazhë publik të njohur, ku nuk kanë munguar rastet e manipulimit duke dërguar mesazhe si politikanë, si psh “Jam Rakip Suli”.
Mesazhet mashtruese dërgohen sikur kanë burim politikanët, postën, bankën, apo agjencitë turistike.
Reagimi i kryeministrit Rama tregon nevojën për të pasur vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni. Ai shkruan se Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.
Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por…
— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2024
Top Channel
Burimi