Detaje/ Plagosja e dy vëllezërve në Gramsh, ekspertët: Lëndën plasëse e kanë pasur në kroskotin e makinës
👁443318
Algert dhe Erald Mine kanë mbetur të plagosur rëndë këtë pasdite, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka shpërthyer.
E ndërsa fillimisht u dyshua se shpërthimi ka ndodhur me tritol, ekspertët pas këqyrjes së provave të mbetura në vendngjarje kanë dalë në përfundimin se nuk bëhet fjalë për një atentat.
Sipas tyre vëllezërit nga Gramshi e kanë pasur vetë lëndën plasëse, në kroskotin e makinës, dhe se dyshohet se shpërthimi ka qenë aksidental. Sipas informacioneve, lëndën plasëse do ta përdornin për peshkim.
Si pasojë e shpërthimit, dy vëllezërit kanë marrë plagë të rënda, dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.
Top Channel
Burimi