Dështon takimi, Borrell: Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Dështon takimi, Borrell: Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u takuan sot në Bruksel me kreun e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, por jo me njëri-tjetrin.

Josep Borrell tha Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh dhe kryeministri Albin Kurti paraqiti tre kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin më të gjerë të normalizimit.
“Së pari, zyrtarizimin e marrëveshjes themelore përmes nënshkrimit nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive përkatëse. Së dyti, tërheqjen e letrës së paraqitur zyrtarisht në BE nga ish-kryeministrja (serbe Ana) Bërnabiç, e datës 13 dhjetor 2023. Dhe së treti, dorëzimin e Milan Radojçiçit dhe grupit të tij paraushtarak-terrorist tek autoriteteve gjyqësore të Kosovës”, tha Borrell.

Serbia, tha ai, “nuk ishte e gatshme të përmbushte plotësisht kushtet e Kosovës duke përmendur kufizimet kushtetuese, ndërsa presidenti Vuçiç tha se është i gatshëm të shqyrtojë opsionet në lidhje me letrën e ish kryeministres dhe zyrtarizimin e marrëveshjes në përputhje me praktikën e kaluar të Dialogut për të zhbllokuar zbatimin e saj”.

Top Channel
Burimi