Dalin pamjet e arrestimit të Avdylajt! Nën masa të larta sigurie, ky është momenti kur prangoset kreu i bandës së Shijakut
Publikohen pamjet e aksionit nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA, ku u bë i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit Astrit Avdylaj.
Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në masa të larta sigurie, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e kreut të bandës së Shijakut.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Kujtojmë se Astrit Avdylaj akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të Arben Ndokës.
Top Channel
Burimi