Çfarë është dieta Low-FODMAP?
Low-FODMAP është një dietë komplekte e cila ka treguar se është efektive në menaxhimin e punës së aparatit tretës. Ajo përfshin kufizimin e karbohidrateve të dobëta për tu asorbuar e të fermentueshme, të njohura me emrin FODMAP, për një periudhë të kufizuar, zakonisht mes 4 dhe 6 javë.
Kjo fazë eleminimi pastaj ndiqet nga një fazë rikthimi ku trupi është sfiduar me ushqimet e kufizuara më parë për të zbuluar ndonjë ushqim që shkakton efektin e quajtur Sindromi i Zorrëve Nervoze.
Çfarë do të thotë emri FODMAP? Në fakt është një akronimë.Fermentable- FermentimiOligosaccharides, që përfshin fruktanët dhe galakto-olisakaridet që gjenden te gruri, thekra, qepra, hudhra, bishtajoret dhe ushqimet e tjera.Disaccharides, laktoza që gjendet në qumësht dhe bulmet.Monosaccharides, fruktoza që gjendet në ushqime si shalqini dhe bizelet.And- DhePolyols, ku përfshihet sorbioli, mannitoli dhe xylitoli që gjenden të molla, kumbulla, çimçakëzat etj.
Kjo dietë është mjaft efektive tek njerëzit që kanë probleme me sistemin tretës, dhe me përpunimin e karbohidrateve natyrale që gjenden në disa ushqime. Por ekspertët thonë se kjo dietë duhet të mbahet me këshillë të mjekut.
Në fakt, ndryshe nga më herët, ku foksui i detave ka qenë rënia në peshë, së fundmi, dietat shkencore janë fokusuar në regjimin ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh kardiake, tensionin e gjakut dhe aparatit tretës. E fundit ishte kombinimi i dietës Mesdhetare me DASH e cila parandalonte dhe dementian, e njohur si dieta MIND.
Top Channel
Burimi