Çfarë duhet të dimë për përdorimin e multivitaminave

Çfarë duhet të dimë për përdorimin e multivitaminave

Gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj është që të merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet nga ushqimi dhe rrezet e diellit.

Megjithatë ndodh që kjo të mos jetë e mundur, e në disa raste të keni mangësi të vlerave ushqyese në organizëm.
Në këtë pikë suplementet janë ata që vijnë në ndihmë për të marrë lëndët e nevojshme ushqyese.

Edhe pse miliona njerëz mbështeten tek multivitaminat për të plotësuar boshllëqet, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë.
Çfarë duhet të dini përpara se të merrni multivitamina
Gjëja e parë që duhet të pyesni veten kur vendosni të merrni vitamina është nëse keni vërtetë nevojë për ato apo jo.
Shumica e njerëzve i marrin vitaminat dhe mineralet që u nevojiten drejtpërdrejt nga ushqimi dhe nuk kanë nevojë për suplemente.
Çfarë duhet të kërkoni tek një multivitaminë
Nëse vendosni të merrni një multivitaminë, zgjidhni ato që vijnë në një shishe në xhami të errët ose plastikë që bllokon rrezet e diellit. Sigurohuni që nuk përmbajnë sheqer shtesë dhe vitamina të tretshme në yndyrë.
Më e mira është të merrni vitaminat nga burimet natyrore, pasi vitaminat dhe suplementet e prodhuara në mënyrë sintetike mund të mos veprojnë në të njëjtën mënyrë në trupin tuaj.Si mund të ndihmojnë multivitaminat
Multivitaminat mund të ndihmojnë në marrjen e vitaminave thelbësore që ju nevojiten.
Për shembull, nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të mbeteni, është e rëndësishme të siguroheni që po merrni mjaftueshëm acid folik (vitaminë B9).
Vitaminat B në përgjithësi janë shumë të rëndësishme dhe shpesh funksionojnë më mirë si pjesë e një multipleksi, kështu që nëse vendosni të merrni multivitamina, sigurohuni që ato të përmbajnë vitamina B.
Nëse jeni mbi 50 vjeç, rreziku për osteoporozë rritet. Ndaj në këtë periudhë marrja e suplementeve me vitaminë D mund të jetë e nevojshme, sidomos në rastet kur nuk merrni mjaftueshëm vitamina e minerale nga ushqimi që konsumoni.
Pse marrja e multivitaminave mund të jetë e dëmshme?
Edhe pse vitaminat dhe suplementet shpesh paraqiten si të padëmshme, nuk është gjithmonë e këshillueshme që të merret më shumë se 100% e dozës së rekomanduar.
Trupi nuk mund të përpunojë ose përdorë gjithmonë një sasi më të lartë ditore nga sa ka nevojë. Ka disa vitamina dhe suplemente që të bashkëveprojnë me vitamina të tjera apo suplemente.
Për shumë arsye, është më mirë të flisni me mjekun ose nutricionistin tuaj përpara se të filloni të merrni vitamina dhe suplemente.

Top Channel
Burimi