Çdo ditë i njëjti ushqim, edhe Rita me një dietë të tillë!
Mund të duket e pazakonte, por nuk janë të pakte emrat e famshëm që nuk lodhen duke ngrenë çdo ditë të njëjtën ushqim.
Rita Ora e ka të përcaktuar menunë e mëngjesit. Ajo është gjithmonë njësoj: të bardha veze me salmon. Ose vezë të ziera me salmon dhe kaq. Pjesa tjetër e ditës i rezervon gjithashtu një regjim të ngjashëm.
Nuk ha bukë ose brumëra. Pula, perimet, lëngjet janë për të një zgjedhje thuajse e përhershme nga e cila nuk lëviz shumë, thotë këngëtarja tejet popullore me origjinë kosovare.
Puff Daddy çdo ushqim e shoqëron me pure molle. Jennifer Garner nuk e percepton dot ta nisë ditën pa gjethe menteje. Për Kylie Jenner, kryefjala e ushqimit të përditshëm janë karkalecat me tacos e qepë.
Thjesht nuk i refuzoj dot, thotë ylli i reality-t. E kësaj linje është edhe Marta Steëart, e konsideruar një këshilltare e vërtetë shpirtërore kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit apo recetat e larmishme që e bënë të famshme dhe të pasur.
Në shtëpinë time, nuk ka mëngjes pa lëng jeshil. Është sikur të marrësh fuqinë e ditës shpjegon ajo ndërsa nuk ngurron ta ndajë recetën më të tjerët: hidhni në shtrydhëse spinaq, selino, majdanoz e ndonjë copë frutë, dardhë, mango ose papaja.
Rezultati është një lëng i ushqyeshëm e njëkohësisht i shijshëm. Me këshillën e dermatologut të saj, Victoria Beckham i ka shtuar dietës së përditshme peshkun. Kam pasur shumë probleme me lëkurën, tregon 43-vjeçarja, por mjeku më këshilloi të ha salmon çdo ditë. Kurdo që të jetë, në mëngjes, dreke apo darke, efektin e bën sipas Victorias që nuk heq më dorë prej tij.
Top Channel
Burimi