Blinken pesimist për udhëheqësin e ri sirian: Duhet të mbrohen pakicat në vend

Blinken pesimist për udhëheqësin e ri sirian: Duhet të mbrohen pakicat në vend

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se ai nuk ka besim se Mohammad al-Jolani, udhëheqësi i grupit rebel sirian HTS, do ta mbajë fjalën e tij për mbrojtjen e pakicave në Siri.

“Jam i inkurajuar nga fakti që ata kanë thënë  fjalët e duhura, por ajo ku duhet të përqdroenhemi është nëse ata do të bëjnë gjënë e duhur, që përfshin mbrojtjen e pakicave” tha Blinken në një seancë dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme për tërheqjen e SHBA nga Afganistani.
Kujtojmë se një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të martën se SHBA do ta gjykojë HTS dhe Jolanin nga ato fjalë, por nga veprimet e tyre gjatë ditëve në vijim.

Blinken u pyet nëse ai priste që Siria do të kthehej në një koloni terroriste të cilës ai u përgjigj se SHBA duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta shmangur këtë gjë.
 
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente