Biznesi kërkon emigrantë, eksperti: Kostot janë më të larta, por është më lehtë të gjesh punëtorët

Biznesi kërkon emigrantë, eksperti: Kostot janë më të larta, por është më lehtë të gjesh punëtorët

Bizneset i hodhën sytë nga Bangladeshi, India e Lindja e Largët në përgjithësi të gjendur përballë emigrimit të vazhdueshëm dhe mungesës së fuqisë punëtore në vend. Por si rezulton sot skema e zëvendësimit të punëtorëve vendas me të huajt?

“Sot jemi në kushtet ku po rritet vazhdueshëm ardhja e një fuqie punëtore të huaj nga disa shtete të ndryshme, për shembull rezulton e suksesshme ardhja e fuqisë së huaj në industrinë e hoteleri turizmit dhe këtu kemi nacionalitete të ndryshme si filipinas dhe egjiptianë e turq në kuzhinë për shembull. Kemi parë tërheqjen e fuqisë punëtore edhe nga Europa, kemi raste të suksesshme ku shtetas italianë tashmë janë integruar mirë në industri të ndryshme si në hoteleri turizëm, ku kemi shefa në disa brande të njohura restorantesh dhe hotelesh. Por edhe mekanikë, elektrikë, në profile që janë shumë të kërkuar në vendin tonë”, tha Emin Shini, ekspert për punësimin.
Sa i kushton një biznesi punësimi i një punëtori të huaj?

“Mesatarisht një kompanie i kushton 800 deri në 1 mijë euro, vetëm procedura e fillimit. Përveç pagës bruto që varion nga 40 mijë deri në 60 mijë lekë, ka kostot e akomodimit ose të ushqimit, të gjitha këto bëjnë paketën që një kompani duhet t’i ofrojnë një punëtori të huaj.”
Si paraqitet situata sot?
“Fakti që kompanitë vijojnë ta rrisin kërkesën me gjithë këto kosto dhe rreziqe do të thotë që nuk ka alternativa në treg. Një shembull konkret, është e thuajse e pamundur për të gjetur staf pastrimi në vendin tonë dhe kompanitë detyrohen që t’i drejtohen tregut të huaj.”

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente