Bilanci i turizmit në Vlorë/ 220 milionë lekë më shumë se një vit më parë në tatime, u regjistruan 761 objekte
👁1098
Sezoni turistik në Vlorë po mbyllet mirë dhe me më shumë të ardhura krahasuar me një vit më parë. Në drejtorinë e Tatimeve të ardhurat përllogariten në 220 milion lekë më shumë se një vit më parë.
Shtimi i turistëve ka rritur nevojën për më shumë kapacitete akomoduese. Në periudhën nga muaji maj deri në gusht të këtij viti janë 761 subjekte të regjistruara, prej tyre 26 hotele të reja.
Shqetësim për bizneset edhe këtë vit mbeti mungesa e fuqisë punëtore.
Shumë subjekte janë detyruar t’i punësojnë përgjatë gjithë vitit, punëtorët aq të kërkuar në stinën e verës, atëherë kur pagat për kameriere, banakierë dhe sanitarë arrijnë deri në 1 mijë euro.
Top Channel
Burimi