
Bien aplikacionet e ‘Meta’, probleme në përdorimin e Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp
Shërbime të shumta të Meta-s, duke përfshirë rrjetet sociale WhatsApp, Instagram, Threads dhe Facebook janë ndërprerë.
Sipas raportimeve, përdoruesit e aplikacioneve mund të mos jenë në gjendje të aksesojnë mesazhet e tyre shkruan Mirror.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë mundësi përdorimi në versionin desktop ashtu edhe atë celular të platformave. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ndërprerje.
Disa përdorues nëpër Bluesky, X dhe Reddit kanë shfaqur foto të përdoruesve që marrin mesazhe “error/ gabim” kur përpiqen të aksesojnë mesazhet e tyre.
Doëndectector, një faqe e dobishme që lejon njerëzit të gjurmojnë ndërprerjet e internetit, tregoi një rritje masive të raporteve për Instagram rreth orës 13:00 me pothuajse 70,000 njerëz që raportuan problemin. Rritja është gjithashtu e njëjtë për Facebook dhe Messenger.
Top Channel
Burimi