BE thotë se shtetet anëtare që kufizohen me Rusinë e Bjellorusinë ‘mund të kufizojnë të drejtat e azilit’ (fotot)

BE thotë se shtetet anëtare që kufizohen me Rusinë e Bjellorusinë ‘mund të kufizojnë të drejtat e azilit’ (fotot)

Bashkimi Evropian tha sot se vendet anëtare që kanë kufi me Rusinë e Bjellorusinë mund të kufizojnë të drejtat e azilit për emigrantët, sipas “kushteve strikte dhe brenda limiteve ligjore”.

Kjo sipas zyrtarëve duhet të jetë një masë “e veçantë, e përkohshme, në masën e duhur dhe për raste të përcaktuara qartë.
Zëvendës-kryetarja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen shtonte sot në Bruksel se masa vjen pasi Rusia e Bjellorusia po nxisin emigrantë të kalojnë drejt Evropës për të destalibilizuar vendet.

Vende si Polonia, shtetet balltike dhe Finlanda kanë kërkuar më shumë pushtete për të ndaluar ardhje e emigrantëve, çka bie ndesh me ligjet e azilit të BE.
Numra të mëdhenj emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë ardhur nga kufiri Bjellorusisë me Poloninë që kur BE sanksionoi Minskun për shtypje të opozitës dhe mbështetje të Rusisë në luftën brutale në Ukrainë.
Brukseli thotë se në 2024, ardhjet e emigrantëve të jashtëligjshëm janë shtuar me 66 përqind në krahasim me 2023.
Brukseli shtonte se po akordonte gjithashtu 170 milionë euros për gjashtë vendet në fjalë për “përmirësim të infrastrukturës kufitare”.
Parlamenti i Finlandës miratoi në verë një ligj që lejon rojet kufitare të kthejnë mbrapsht emigrantët në kufi, në rrethana të caktuara, çka soli vlerësime nga BE, shkruan rrjeti AFP.

Bashkimi Evropian tha sot se vendet anëtare që kanë kufi me Rusinë e Bjellorusinë mund të kufizojnë të drejtat e azilit për emigrantët

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente