Banka OTP Albania shpallet ‘Banka më e mirë e vitit 2024‘ nga revista prestigjioze The Banker
Banka OTP Albania është nderuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2024 nga revista ndërkombëtare The Banker.
Ky çmim, i konsideruar si një ndër më të rëndësishmit në industrinë globale bankare, i është akorduar Bankës OTP Albania për përmirësimin e kostove operacionale duke përmirësuar raportin kosto/të ardhura dhe aftësisë për të menaxhuar projekte komplekse të transformimit të saj.
Ky është viti i tretë radhazi që Banka OTP Albania vlerësohet me këtë titull prestigjioz, duke rikonfirmuar rolin e saj si një bankë lider në sektorin bankar shqiptar.
Në këtë moment të rëndësishëm për Bankën OTP Albania, Drejtori i Përgjithshëm i saj, z. Bledar Shella u shpreh: “Ky është viti i tretë radhazi që ne marrim këtë vlerësim të rëndësishëm për bankën tonë. Unë besoj se çmimi nga The Banker, i bazuar në cilësinë e lartë të procesit të bashkimit të bankave rritjen e biznesit dhe performancës së shkëlqyer financiare që kemi patur ndër vite, përfaqësojnë mesazhin e duhur që duhet të merrnim këtë fundvit”.
Revista The Banker, pjesë e grupit prestigjioz Financial Times, vlerëson çdo vit bankat që dallohen për performancën e tyre financiare, inovacionin dhe shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve. Çmimi për vitin 2024 vjen si një vlerësim për arritjet e mëposhtme të Bankës OTP Albania:
Produktet dhe ofertat e reja të ofruara gjatë vitit 2024 për segmentit e SME, duke e përcaktuar këtë segment si një treg kryesor;
Ofrimin e produkte të reja për financimin e kapitalit qarkullues dhe aseteve fikse për bizneset Start-Up dhe atyre që operojnë në sektorin bujqësor, i cili kontribuon me gati 20% të PBB në Shqipëri; dhe
Ofrimin e shërbimit të bankingut të hapur për klientët individë, i cili mundëson akses në kryerjen e pagesave dhe shërbimeve të tjera përmes aplikacioneve të palëve të treta.
“Është patjetër një vlerësim që i shkon punonjësve të rrallë që kemi në skuadrat tona, por mbi të gjitha klientëve tanë që kanë mirëkuptuar ndryshimet dhe kanë përqafuar të ardhmen e përbashkët”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z. Bledar Shella.
Çmimi “Banka më e mirë” për vitin 2024 reflekton edhe njëherë përkushtimin e Bankës OTP Albania ndaj rritjes së qëndrueshme, investimeve në zhvillimet teknologjike në shërbimet bankare dhe përmbushjes së nevojave të klientëve me profesionalizëm dhe inovacion.
Ai shërben si një motivim i fuqishëm për të vijuar me rritjen, duke forcuar rolin e kësaj banke si një institucion lider dhe partner i besueshëm financiar në Shqipëri. Si pjesë e Grupit OTP, një nga institucionet financiare më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Banka OTP Albania reflekton vlerat dhe standardet e larta të grupit, duke kontribuar në rritjen dhe fuqizimin e tij në tregun bankar shqiptar.
Top Channel
Burimi