Bagëti e Bujqësi/ Bujku “dembel” shkrin së qeshuri: Jam llups i madh, nuk dua të punoj
Kjo e shtunë solli një panoramë tjetër të fshatit Fushë Studen të Librazhdit, vendin që konkurron Kukësin për prodhimet bujqësore.
Pavarësisht historive në këtë fshat, nuk munguan as batutat në “Bagëti e Bujqësi”, ku gjatë bisedës me gazetaren Rudina Muça, njëri prej banorëve tregoi vesin e tij.
Bujku, me një sens humori, tregoi për disa anë të tij, pozitive dhe negative.
Biseda e zhvilluar mes tyre:
Bujku: Gruan e kam shumë punëtore
Rudina Muça: Po ti je punëtor
Bujku: Kur më thua për punë.. nuk e dua. Kam punuar 42 vite. Duhet të pushoj pak. Tek shtëpia bëj punë, gatuaj. Unë gatuaj, drekën e bëra unë dhe ia solla.
Rudina Muça: Pra drekën e ke ti, gatimin e ke ti?
Bujku: Gatuaj shumë. Unë krejt i kam.
Rudina Muça: Punët e bujqësisë si do, ama kuzhinën e qan.
Bujku: Kuzhinën e bëj, jam llups i madh për të ngrënë.
Rudina Muça: E shijon?
Bujku: E shijoj shumë.
Top Channel
Burimi