Automjeti pëson defekt, dy turistë francezë bllokohen në Përmet
👁1935
Dy turistë francezë, mbetën të bllokuar për disa orë në Përmet, pasi automjeti i tyre pësoi defekt.
Makina me të cilin eksploronin zonën u fik teksa dy shtetasit ndodheshin në fshatin Pavar. Atyre u erdhi në ndihmë policia, që i transportoi drejt hotelit ku ishin akomoduar në Këlcyrë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, u transportua edhe automjeti i tyre.
Top Channel
Burimi