Atentati në Memaliaj/ Top Channel siguron pamjet e makinës së autorëve në flakë, zjarri përfshiu dhe një banesë
👁7960
Autorët e masakrës në Memaliaj, pas ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe makinën e dogjën në në fshatin Bejaj të Mallakastrës.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka siguruar pamjet nga momenti kur BMW-ja është ende në flakë. Zjarri ka përfshirë dhe një banesë të pabanuar aty pranë.
Brenda makinës, u gjetën dhe armët që dyshohet se janë përdorur në atentat. Ndërkohë, për kapjen e autorëve janë ngritur disa postoblloqe në autostradën Levan-Tepelenë.
Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.
Top Channel
Burimi