Arrestohet tutorja nga Azerbajxhani/ Rekrutonte në Tiranë vajza të huaja për prostitucion
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 35-vjeçare nga Azerbajxhani e cila rekrutonte shtetase të huaja të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.
Sakaq policia bën me dije se janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim.
Informacioni i policisë
U arrestua shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Prostitucioni”.
U proceduan në gjendje të lirë
-për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë;
– për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë
Top Channel
Burimi