Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, reshje shiu në disa zona! Parashikimi i motit për këtë të enjte

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, reshje shiu në disa zona! Parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët e nga orët e mesditës deri pasdite vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet malore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës ndërsa në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina e hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:në zonat malore 14 deri 31°Cnë zonat e ulëta 16 deri 32°Cnë zonat bregdetare 19 deri 32°C

Top Channel
Burimi