Aksidenti me turistët shqiptarë në Itali, reagon Ministria e Jashtme: Të lënduarit…

Aksidenti me turistët shqiptarë në Itali, reagon Ministria e Jashtme: Të lënduarit…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar për aksidentin me autobus në Itali, me turistët shqiptarë.

Sipas tyre, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, ministria është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.
Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

Top Channel
Burimi