
Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Shoferi humb kontrollin e makinës, dy të plagosur
👁2376
Dy persona mbetën të plagosur pas një aksidenti mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”.
Shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel
Burimi