![Aksident i rëndë në Marinzë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy të plagosur](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/aksident-i-rende-ne-marinze-makina-del-nga-rruga-dhe-permbyset-dy-te-plagosur_669d62b63c6b3.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Aksident i rëndë në Marinzë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy të plagosur
👁443707
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kthesa e Marinzës.
Një automjet tip Mercedes ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit dhe një pasagjer. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Nga ana tjetër në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel
Burimi