
Agresioni rus, kryeministri ukrainas: Kievi merr fondet dhe para nga Britania e Madhe të siguruara nga asetet ruse
Ukraina ka marrë grupin e parë të financimit nga Britania e Madhe nëpërmjet një skeme që përdor fitimet nga asetet ruse të mbajtura në Evropë, sipas kryeministrit të Ukrainës.
Në një postim në platformën X, Denys Shmyhal thotë se kjo pagesë do të bëhet për “forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës”.
“Ne presim që të gjitha asetet sovrane të Federatës Ruse të konfiskohen dhe transferohen për të mirën e vendit tonë në të ardhmen”, shton kryeministri.
Shymhal falënderon homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer si dhe partnerët më të gjerë të G7 “për mekanizmin që paratë ruse të funksionojnë për Ukrainën”.
Nisma u njoftua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tetorin e kaluar dhe do të formojë kontributin e vendit në një fond më të gjerë prej 38 miliardë paund, tëshpallur në qershor nga anëtarët e grupit G7 të ekonomive kryesore.
Top Channel
Burimi