6 mënyra për të përgatitur çajin ndryshe

6 mënyra për të përgatitur çajin ndryshe

Për të gjithë ju që konsumoni çaj, më poshtë iu sjellim 6 mënyra se si ta përgatisni atë në mënyra të ndryshme.
Lexoni recetat e mëposhtme.

1. Çaj Kokosi
Përbërësit

400g qumësht kokosi400ml ujë2 lugë sheqer2 bustina çaji1 shkop kanellë2 shotsa rum
Përgatitja
Shtojmë qumështin e kokosit, ujin dhe sheqerin në një tenxhere. E përziejmë dhe presim derisa të valojë.Ulim temperaturën dhe shtojmë bustinat e çajit dhe shkopin e kanellës.E lëmë të ziej për 5 minuta.Shtojmë 2 shotsa me rum dhe i ziejmë për 2-3 minuta të tjera.
2. Çaj Molle
Përbërësit
3 mollë mesatare të qëruara1 shkop kanellë2 lugë sheqer
Përgatitja
Hedhim lëkurën e mollëve në një tenxhere me ujë të valuar.Shtojme shkopin me kanellë dhe sheqerin.Pasi kanë zier për rreth 10minuta, kullojmë nga çaji lëkurën e mollëve dhe më pas është gati.
3. Çaj Matcha
Përbërësit
1 ½ lugë pluhur Matcha1 lugë uji të valuar½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës240 ml qumësht
Përgatitja
Hedhim pluhurin Matcha në një gotë të madhe dhe shtojmë në të ujin e valuar dhe një lugë nectar agavi.I përziejmë derisa të marrin një masë të njëtrajtshme.Shtojmë qumështin dhe pak pluhur Matcha si dekor.
4. Çaj Hibiskus
Përbërësit
2 lugë çaj hibiskus60 ml ujë të nxehtë180 ml qumësht½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës
Përgatitja
Hidhni çajin në ujë të nxehtë për 5 minuta.Shtojmë qumështin dhe ½ lugë nektar agavi sipas dëshirës.
5. Çaj limoni me xhenxhefil ( ginger) dhe ( barishte mate)
Përbërësit
65g barishte mate55g lëkurë limoni1 lugë xhenxhefil
Përgatitja
Bashkojmë barishten mate me lëkurën e limonit dhe xhenxhefilin. I vendosim në një enë hermetike për një muaj.Për përdorim, marrim 1-2 lugë çaj dhe I përziejmë së bashku me 240 ml ujë të nxehtë për rreth 5 minuta.Mund të shërbehet e ngrohtë ose e ftohtë sipas dëshirës.
6. Çaj i ftohtë Tajlandez
Përbërësit:
Caj Tajlandez: 1l ujë, 25g gjethe çaji tajlandezShurup i thjeshtë: 400g sheqer, 360 ml ujë
Përgatitja
Në një enë të madhe, në një temperaturë të lartë, përziejmë ujin me gjethet e çajit Tajlandez. E lëmë të valojnë, më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës.
Përgatisim shurupin në një enë ku përziejmë sheqerin dhe ujin. E përziejmë vazhdimisht derisa sheqeri të jetë tretur mirë.Masa e përftuar mund të shërbehet e ftohtë ose e ngrohtë sipas dëshirës.

Top Channel
Burimi