4 mln euro për metalurgjikun e Trepçës, reagon kryetari i Sindikatës së Punëtorëve: Minatorët marrin vetëm pagën e qershorit!
Javën e kaluar, qeveria e Kosovës ndau 4 milionë euro për minatorët e Trepçës, me qëllimin të kapërcehej kriza në të cilën ndodhej, pas dy muajsh pa paga.
Megjithatë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi i tha mediave vendase se minatorëve u është kaluar vetëm rroga e muajit qershor. Ai shtoi se presin që të kalohet edhe paga e korrikut, duke kujtuar se vonesa është dy mujore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e javës kaluar të qeverisë kritikoi Trepçën, duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm materiale nga nëntoka, ndërsa punëtorë sipas tij, ka shumë.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, shprehet se kompleksi i madh industrial normalisht duhej të kontribuonte me prodhimin e tij jo vetëm për vetëfinancim, por edhe për mbushjen e buxhetit të Kosovës. Por për shkak të menaxhimit të dobët, thotë ai, qeveria është e detyruar ta mbështesë ndërmarrjen e Trepçës financiarisht.
Kombinati metalurgjik i Trepçës gjendet në Mitrovicë, me sektorë që shtrihen në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit. Ai numëron rreth 1.300 punëtorë.
Top Channel
Burimi