Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tonin Frroku, dashnori i përjetshëm i gazetarisë sportive, ai që sfidoi me pasion dhe përkushtim
DITA NDERKOMBETARE E GAZETARISE SPORTIVE Nga Albert Vataj Gazetaria sportive është arti dhe misioni i rrëfimit të emocioneve të garës, pasionit të fushës dhe shpirtit të lojës. Ajo nuk është thjesht transmetim i rezultateve apo statistikave, por një mënyrë për të ndërtuar ura mes publikut dhe heronjve të sportit, për të dhënë zë lëvizjes, përpjekjes, fitores dhe ndonjëherë edhe dhimbjes që sporti përmban. Është kronikë e gjallë e shpresës dhe e sfidës njerëzore.Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe përgëzimin më të përzemërt për një njeri që nuk e deshi gazetarinë...