Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tomori: Për Milanin do të jap gjithçka, ja çfarë gjërash ndryshe po bëjmë me Allegri
Pas sezonit zhgënjyes të kaluar, dhe disa zërave të tepërt për merkato (në janar ishte shumë pranë Juventusit), Fikayo Tomori konsiderohet ndër lojtarët që kërkojnë më shumë “rilindje” te Milani i ri i Massimiliano Allegrit. Mbrojtësi anglez tregon entuziazmin e tij: “Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu dhe, deri në ditën e fundit që do ta vesh këtë fanellë, do të jap gjithçka për Milanin”. Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, anglezi shpjegoi takimin e parë me trajnerin e ri: “E dinim mirë, por ai na kujtoi menjëherë se sezonin e kaluar na mungoi vazhdimësia, ndaj këtë vit...