Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tomini: 6 raste me Covid-19 në javët e fundit
Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini thotë se kohët e fundit janë konfirmuar 6 raste me Covid-19. Ajo apelon për të treguar më shumë kujdes me higjienën sidomos gjatë kësaj periudhe të nxehtë. Tomini shtoi se alergjitë e stinës apo infeksionet respiratore janë prezente, por numri është i ulët krahasuar me pikun. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare për shkak të ndryshimit të temperaturave. ”Është variant, i cili po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19...