Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve
👁4231
Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek PSD në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si forca e vetme me një program të qartë social që synon mbështetjen e pensionistëve dhe shtresave në nevojë. “Unë e dua pushtetin për t’ju shërbyer ju, të varfërve, që të mos mungojnë ilaçet,” – deklaroi Doshi. Në veçanti, ai iu drejtua komunitetit verior dhe diasporës, duke bërë apel për angazhim maksimal në ditët e fundit të fushatës.