Tom Cruise surprizon britanikun që mblodhi fonde për bamirësi përmes sfidave ekstreme

Tom Cruise surprizon britanikun që mblodhi fonde për bamirësi përmes sfidave ekstreme

Aktori amerikan Tom Cruise i ka bërë një surprizë një britaniku, i cili kaloi një vit duke realizuar një seri sfidash të vështira sportive, për të mbledhur fonde për bamirësi, raportoi AP. Bëhet fjalë për Lloyd Kembrey, përgjegjës i ambienteve në Universitetin e Bristolit, i cili ndërmori sfidat për të mbledhur fonde për “Jessie May”, një organizatë bamirësie që ofron mbështetje për fëmijët që kanë nevojë për kujdes paliativ në shtëpi. Nisma e Kembrey lidhej me historinë e kushërirave të tij binjake, Francesca dhe Josephine, të cilat u diagnostikuan me sëmundjen e tipit A të Sanfilippos, një sëmundje që kufizon jetëgjatësinë, kur ishin tre vjeç e gjysmë. Të dyja humbën jetën gjatë adoleshencës. Për të nderuar kujtimin e tyre dhe për të mbështetur familje të...