Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend. Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, zv.kryeministrja Balluku shkruan: “Zjarrvënësit kanë fytyrë dhe ligji ka forcë!” Postimi shoqërohet me një video ku shfaqen personat e ndaluar, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë më tolerancë për zjarrvënësit. I njëjti postim është ndarë në rrjetet sociale edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Sipas njoftimit, 6 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak...