Toksikologia ngre alarmin: Kam raste kur fëmijët nisin të provojnë drogën që në moshën 9-vjeçare!
Përdorimi i lëndëve narkotike nga të miturit po ngre shqetësime serioze, ndërsa mosha e parë e eksperimentimit me drogën mund të jetë shumë më e ulët nga sa mendohet. Në emisionin “Urban Gen”, një projekt i Fondacionit Dritan Hoxha toksikologia Suela Xhufi ka ngritur alarmin për ekspozimin e fëmijëve ndaj substancave narkotike që në moshë të hershme si edhe rasteve të shumta në stade të rënda. “Kam raste me fëmijë që nisin të provojnë lëndë narkotike që në moshën 9-vjeçare”, u shpreh toksikologia, duke sjellë në vëmendje një realitet shqetësues që kërkon reagimin e familjes, shkollës dhe institucioneve. Deklarata e saj u bë pjesë e debatit në “Urban Gen”, ku të rinjtë diskutuan hapur për përdorimin e drogës, presionin e shoqërisë, kuriozitetin dhe rrezikun që...
Burimi:
javanews.al